Prapaskena

Zbulohet shuma e grabitur e pikës valutore në Tiranë, autorët e maskuar dhunuan punonjësin dhe u larguan me motor

Publikuar: 04/05/2021

TIRANË
Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur këtë mëngjes te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autorët dyshohet të kenë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Pre e grabitjes ka rënë punonjësi 55-vjeçar i një rrjeti “Exchange”, që mblidhte cashin e tyre dhe e dorëzonte në bankë. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë dhunuar 55-vjeçarin dhe i kanë grabitur vlerën monetare të një pike valute, të cilën ka qenë duke e transportuar me motor.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.



Më të lexuarat