SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së një tjetër grupi kriminal. Bëhet fjalë për anëtarët e rrjetit Habilaj, ku SPAK kërkon konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë, kryesisht apartamente, ndërtesa, garazh dhe makina.
Mësohet se pasuritë që SPAK kërkon të sekuestrojë janë në Vlorë.
SPAK kërkon edhe 63 vite burg
Pas 3 vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj, të cilët akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.
SPAK ka kërkuar për Moisi Habilajn 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.
Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim.