Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25-Prillit, Presidenti Meta u përfshi në një përplasje edhe me vetë ambasadoren e SHBA-ve, duke përfunduar në hedhjen e një sërë akuzave për këtë të fundit. Ngjarja ndodhi në një transmetim direkt teksa presidenti i Republikës po jepte një intervistë.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari i “Familjes” Berisha, Bledian Koka, i gjendur përballë presidentit, në momentin e përplasjes ka përshkruar edhe një herë situatën e krijuar dhe kushtet që çuan deri në shpërthimin e presidentit Meta.
“Mesazhi i presidentit të Republikës është bërë atë ditë paradite, në Fier. Dhe ndërkohë, reagimi i ambasadores vjen në kohë kur presidenti po jepte një intervistë për mediat.
Dhe u duk si një diktim i atypëratyshëm, ose presidenti e interpretoi si një diktim të vullnetit. Fakti që mesazhi erdhi në celularin e tij personal, drejtpërdrejt nga ambasadorja amerikane, presidenti i Republikës e mori këtë si një provokim krejt të panevojshëm.
Dhe kjo e acaroi presidentin e Republikës dhe ky ishte gjithë rezultati që ne pamë. Pra, ka patur një akt, pa ka patur një kundërveprim”, tha ai.
Koka ka paralajmëruar ndërkohë se nëse Ilir Meta shkarkohet si president, mund të ketë si pasojë edhe skenare të tilla si ai i ’97-ës.
Bledian Koka: Unë mendoj që ose është e vërtetë ajo që Ilir Meta thotë, që kjo është thjeshtë një shashkë dhe ne e pamë njëherë sa zhurmë bëri, ose Edi Rama e ka seriozisht ta bëjë këtë gjë dhe ka ndërmend ta çojë deri në fund.
Unë mendoj që nëse kjo ndodh nuk mund të kalojë pa pasoja për vendin dhe në analizën time kjo mund të prodhojë dhe situata të pakëndshme si ajo që ka ndodhur në ’97-ën për shkak të përplasjeve që ka patur mes institucioneve. Dhe atëherë u nisën me marrë Presidëncën dhe atëherë ishte dhe përplasja më e madhe…
Fatos Klosi: Mos vazhdoni akoma ta trembni popullin, se do humbni akoma. Në qoftë se do bëni të tilla krahasime me ’97-ën dhe mund të përsëritet se kështu ju duhet juve e keni gabim. Po trembni popullin dhe do e keni gjithmonë kundra.