Gazetari Bledi Mane ne nje postim ne facebook ka ironizuar deputetin Mark Marku, duke deklaruar se Marku intimidohet nga gruaja.
Me poshte postimi
Sa herë shikoni Mark Markun kur ulëret nëpër studio televizive qajani hallin. Sa herë revoltohet dhe kërcënon Mark Marku mos u trembni e mos e merrni seriozisht. Bën një jetë të dyfishtë brenda shtëpisë ku intimidohet, poshtërohet e kërcënohet nga “gruaja” e tij dhe sapo zbret shkallët e pallatit, kollitet, trash zërin, aktron dhe shtiret si i frikshëm.
Qajani hallin Mark Markut se nuk e ka me asnjë nga ju, është brenda tij frustrimi i akumuluar nga një jetë mizerje me fëmijëri pa lodra, adoleshencë pa puthje, burrëri pa staturë. Mbetet çirak i një martesë të sforcuar dhe kërkon të shfryjë e të çlirohet. Asgjë nga ato çfarë nxjerr nga goja nuk janë organike, nuk janë të tijat. Imiton dhe përcjell kërcënimet që i ka hasur çdo ditë në katund, në pyll, në konvikt dhe po çdo ditë dhunohet jo vetëm verbalisht nga gruaja e tij por edhe nga mënjanimi që i kemi bërë edhe ne ish studentët e tij. E njohim mirë ndaj edhe ju pijani lëngun porsi ne. Është kërcell i tharë nëpër të cilin kurrë nuk ka qarkulluar eliksir. Mos e këpusni, mishërojeni!