Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një shesh publik në Conegliano, një qytet në provincën e Treviso në Itali, por që pamjet e filmuara janë bërë sot publike në media.
Një grup të rinjsh u përfshinë në një rrahje me shufra hekuri dhe shkopinj midis tyre, shumica prej të cilëve maqedonas. Siç shihet edhe në video, një djalë me portokalli goditet më së shumti, madje edhe kur pengohet dhe rrëzohet të tjerët vazhdojnë e godasin.
Pas sulmit, një 20 vjeçar shqiptar përfundoi në gjendje të rëndë në kujdes intensiv, pasi humbi ndjenjat.
Djemtë që u përfshinë në sherrin masiv arritën të shpëtonin para mbërritjes së policisë që po skanon shumë video, si ato të kamerave të vëzhgimit, ashtu edhe videot e ndryshme të marra nga të pranishmit në vendngjarje.
I dyshuari kryesor për krimin e vrasjes në tentativë është identifikuar dhe tani ndodhet në burgun e Treviso. Ai është një senegalez 23-vjeçar.