Kjo video tregon qartë që është shkelur ligjin. Nuk lejohet përdorimi i stilolapsit gjatë numërimit. LSI nuk do të ndalet deri në momentin që kushdo që ka cënuar votën e shqiptarëve të shkojë prapa hekurave. Është parë përdorimi i bandave për të marrë vota. Kemi ngritur grup ekspertësh për 83 mijë votat e shpallura të pavlefshme. Ditën në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte për masakrën elektorale. Ne nuk do të ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e ccdo vote.