Një banesë pranë gjykatës në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në bodrumin e një pallati 12 katësh, ndërsa menjëherë janë evakuuar të gjithë banorët.
Njoftimi:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.
Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.