Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka bërë një postim në Twitter, ku ka reaguar për grumbullimet e tifozëve të Interit duke i bërë atyre vërejtje për grumbullimet e shumta në mbështetje të skuadrës së tyrë të futbollit, e cila shënoi fitore ditën e djeshme.
Pas kësaj, një komentues ka kapur reagimin e këngëtarit duke e etiketuar atë si “shqiparë m*t”, duke paragjykuar në këtë mënyrë rracën e shqiptarëve.
Ermal Meta ka reaguar pas etiketimit të komentuesit, duke shkruar: “Itali viti 2021”. Me këtë ai ka lënë të kuptohet që edhe pse jemi në vitin 2021 në një vend të zhvilluar si Italia ekzistojënë akoma paragjykimet.