Prapaskena

Përplasja në Elbasan, gazetari Vezaj: Nuk qëlloi i pari Papleka, por …

Publikuar: 03/05/2021

Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje ‘Skype’ nga SHBA me emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka folur në lidhje me atë që dinte për përplasjen e ndodhur në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Duke folur në lidhje me ngjarjen, Vezaj tregoi se kanë nisur të shpërndahen pamje të njënashme filmike në lidhje me ngjarjen.

Sipas Vezajt, nuk ka qëlluar i pari ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Papleka, por ai është përgjigjur zjarrit armëve të dy personave të tjerë, Klemend Xhaferri dhe Suel Çela.

‘Në dijeninë time, oficeri Arbër Papleka nuk ka qëlluar i pari. Ai i është përgjigjur plumbave që kanë lëshuar në drejtim të tyre, Klemend Xhaferri dhe Suel Çela.

Këta dy persona kanë ardhur me makinë në vendin e ngjarjes dhe sapo kanë dalë nga mjeti, kanë qëlluar me armë, duke marrë edhe përgjigjen nga pala tjetër’, është shprehur gazetari Flamur Vezaj.



Më të lexuarat