Nesër kuvendi do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, por me deputetët e legjislaturës së kaluar, pasi të rinjtë që janë zgjedhur javën e kaluar do të betohen në shtator.
Nesër në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa dekrete të Presidentit si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për vaksinën Pafizer, ruse dhe kineze.
Të gjitha dekretet e Presidentit pritet që të rrëzohen nga shumica socialiste. Sot PS zyrtarizoi kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.