Prapaskena

Mark Marku bën deklaratën e fortë për qeverinë: Do iu marrë populli zvarrë, do iu nxjerrë nga zyra si hajdutë

Publikuar: 03/05/2021

Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se populli do të nxjerrë zvarrë nga zyrat qeverinë aktuale.

Gjatë një debati në Opinion, Mark Marku replikoi me Arbjan Maznikun, zv/Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Mark Marku deklaroi se popullit i lind e drejta për të ndryshuar pushtetin në ccfarëdo lloj mënyrë, në rast se iu mohet e drejta për ta bërë në mënyrë demokratike.

Mazniku iu përgjigj nga ana tjetër se populli nuk i beson opozitës për shkak të sjelljes së saj, ndërsa Marku ia ktheu përsëri me një paralajmërim, teksa u shpreh ‘do ta shohim sa do iu durojnë njerëzit në kurriz’.

Pjese nga biseda:

Mark Marku: Nëse iu mohon njerëzve të drejtën për të ndryshuar pushtetin, njerëzve iu lind e drejta tëa ndryshojnë në ccfarëdo mënyrë. Do iu marrë populli zvarrë, do iu nxjerri si lecka. Do iu përzërë populli si hajdut nga zyrat.

Arbjan Mazniku: Nuk do iu besojnë njerëzit kurrë.

Mark Marku: Edhe ju do e shikoni sa të gjatë do e keni kohën që do iu durojnë njerëzit në kurriz.



Më të lexuarat