Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës nga funksioni i presidentit të republikës, kanë marrë pjesë 50 firmëtarë të Partisë Socialiste.
Duke renditur disa nga provat kryesore që sipas tyre faktojnë që Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën, firmëtarët kërkuan masën më rreptë për largimin e tij nga ushtrimi i këtij posti.
Deputetët e PS që kanë firmosur kërkesën, nga Taulant Balla, te Pandeli Majko e Spartak Braho, risollën në vëmendje disa deklarata të forta të Presidentit Meta, të bëra para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërkohë, ajo që ra në sy dhe ngjalli debate në media ishte edhe grupi i deputetëve socialistë që nuk e votuan:
Elona Gjebreja
Blerina Gjylameti
Ogerta Manasterliu
Fatmir Xhafaj
Arben Ahmetaj
Xhemal Qefalia
Sadri Abazi
Erjon Bracce
Bujar Cela
Gramoz Ruçi
Fidel Ylli
Rrahman Rranja
Damian Gjiknuri
Andrea Marto
Edi Rama
Blendi Klosi
Adnor Shameti
Niko Peleshi
Ilirjan Pandavinji
Ilir Xhakolli
Musa Ulqini
Anastas Angjeli
Nure Belba
Pjerin Ndreu
Ilir Beqja
Ditmir Bushati
Paulin Sterkaj
Senida Mesi
Mimi Kodheli