47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kërkesa ka shkuar në Kuvend, i cili do të nisë me urgjencë procedurat e shkarkimit, pasi Meta u agazhua në fushatë bashkë me stafin e Presidencës si i shpalli zgjedhjet e 25 prillit referendum kundër SHBA.
Nga ana tjetër, pas shkarkimit, për Ilir Metën do të hapet një proces penal në SPAK, për pasurinë dhe për dhjetëra skandale të tjera, disa prej të cilëve nuk janë bërë kurrë publike.
Javën e shkuar, të gjithë deputetëve socialistë u mbërriti një mesazh ku thuhej: “Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.