Prapaskena

VIDEO/ ‘Shpërthen’ festa në Milano, tifozët e Inter në shesh për titullin e 19-të të Seria A, Duomo vishet zikaltër

Publikuar: 02/05/2021

ITALI
Tifozët e Inter nuk janë përmbajtur këtë pasdite dhe kanë dalë rrugëve të Milanos për të festuar titullin e 19-të të Seria A.

Duke qenë dhe festa e PAshkëve Ortodokse, Inter e siguroi matematikish titullin pasi Sassuolo ndali në barazim sot Atalantan duke ia bërë si ‘dhuratë’ zikaltërve.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë festa në Milano, me kryeqendër sheshin e Katedrales, e quajtur në italisht ‘Duomo’ të mbushet me tifozë zikaltër të cilët këndonin, kërcenin e ndiznin flakadanë.

Madje tifozët nuk ngurojnë të thyejnë edhe masat antiCovid.



Më të lexuarat