Ditën e sotme skuadra e Interit u shpall zyrtarisht kampion i Italisë, duke thyer dominimin prej 9 vitesh të Juventusit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili njihet si një tifoz i Interit, i ka uruar fitoren skuadrës së tij me anë të një foto në rrjetet sociale.
“BRAVO INTER! Dy fitore të mëdha brenda një jave”, shkruan Balla duke iu referuar edhe fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që në “hashtag” përmend edhe ish-deputetin e ndjerë Bashkim Fino, i cili mesa duket ka qenë tifoz interist.
Ndërkohë nga ana tjetër zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar Interin për titullin e fituar, teksa publikon 9 titujt e fituar radhazi nga Juventus.
“KA QE BEJNE HISTORI! KA QE FITOJNE NJE HERE, HARROHEN, ZHDUKEN”, shkruan Braçe, i cili njihet si një tifoz i madh juventin, së bashku me kryeministrin Edi Rama.