Prapaskena

Denoncimi alarmant te Berisha, punonjësi i ISHP: Në Shqipëri u përdor një vaksinë indiane…

Publikuar: 02/05/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi pranë ISHP-së, i cili thotë se në Shqipëri javën e kaluar është përdorur një vaksinë indiane në të cilën shkruhej AstraZeneca.

Sipas tij, vaksina indiane ka flakon me 10 doza, ndërkohë që AstraZeneca origjinale e ka flakonin me 12 doza.

“Denoncon vaksinen, mungesen e transparences!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje prof. Dr.Sali Berisha.Jam punonjes prane I SH.P(Instituti i Shendetit Publik) dhe kam nje shqetesim për të ndarë lidhur me vaksinat.Javën që kaloi është përdorur nje lloj vaksine indiane ku shkruhet si Astra Zeneca.Keshtu është dhënë udhezimi.Astra Zeneca është flakon me 12 doza.Kjo indiane është vaksinë me 10 doza dhe me emër Coronavirus.Nuk dime çfarë po hyn.Nuk dua të ndalem ne anen teknike te aplikimit dhe hapjes se vaksines qe me proçeduren qe kryhen humbasin efektshmerine.Me poshtë keni vaksinën indiane me foto qe po përdoret për te vertetuar cfare thashë më lart.Mund te verifikohet lehtë çfarë ju shkruajta me sipër”, shkruan Sali Berisha.



Më të lexuarat