Prapaskena

Covid drejt zhdukjes, në 24 orët e fundit vetëm 53 raste të reja, 748 qytetarë janë shëruar

Publikuar: 02/05/2021

Virusi vdekjeprurës covid-19 po shkon drejt zhdukjes në Shqipëri, por edhe në Itali.

Në bilancin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raporton vetëm 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. Kjo është shifra më e ulët që nga fillimi i pandemisë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.

Shifra reakord të ulëta janë shënuar edhe në Itali dhe Greqi.

 



Më të lexuarat