Prapaskena

Alfred Cako: Rama fitoi zgjedhjet se zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve. Berisha si skuth, nuk ia mban të dalë kundër, por as të dalë pro

Publikuar: 02/05/2021

Konspiracionisti Alfred Cako tha ditën e sotme se kryeministri Rama i fitoi zgjedhjet e 25 prillit për shkak se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe e gjithë kjo lidhet me pandeminë.

Sipas tij, Rama e zbatoi pikë për pikë axhendën e ndërkombëtarëve duke i mbyllur shkollat dhe duke i futur njerëzit në shtëpi.

Cako e ka quajtur Berishan “skuth të vogël”, pasi sipas tij, ish-kryeministrit nuk ia mban të dalë kundër por as të dalë pro.

“Pse qeveria i caktoi zgjedhjet një ditë para ardhjes së trupave të NATOS? Arsyeja është se faktori ndërkombëtar mbështeti manipulimet e qeverisë. Asnjë qeveri nuk i humb zgjedhjet nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Edhe Rama ka pasur mbështetjen e tyre. Se këtë herë nuk u votua për PD e PS, por u votua për pro plandemisë ose kundra saj. Rama e zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve pikë për pikë, i futi njerëzit brenda në shtëpi, mbylli shkollat, i mbyti në gjoba.

Ndërsa Berisha si skuth i vogël, që nuk ia mban as të dalë kundër, por as të dalë pro. Bashkë me Monikën që nuk ka guxim të dalë kundër plandemisë, kjo është arsyeja madhore pse u zgjodh sërish Rama,” tha Cako në Rrethi Katror.



Më të lexuarat