Prapaskena

Aktorja shqiptare merr dozën e dytë të Pfizer gjatë shtatzanisë, tregon se si ndihet

Publikuar: 02/05/2021

Aktorja me origjinë shqiptare në SHBA, Eliza Dushku, ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech gjatë shtatzanisë ditën e djeshme. Në një postim në Instagram, Dushku shkruan se ndihet shumë mirë dhe se është më e sigurtë pas bërjes së vaksinës. Ajo ka shkruar se vendosi që të merrte vaksinën gjatë shtatzanisë për të mbrojtur veten si dhe foshnjen e saj në bark. Ajo gjithashtu u a bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen, pasi vaksinat janë e vetmja mënyrë për tu kthyer në normalitet.

Postimi i plotë:

Dozën e dytë të vaksinës Pfizer-Biotech e mora dje dhe deri më tani ndihem shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinën, në 5 dhe 6 muajt e parë të shtatzanisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark, vogëlushin tim Bourne! Të gjithë mjekët e mi, CDC, OBSH, si më e rëndësishmja: burri im dhe unë ndihemi të sigurt se ky ishte veprimi më i mirë.

Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth, duke u ndjerë kaq mirënjohës për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu; si dhe ndihemi keq për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur njerëzit e tyre nga kjo betejë. Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që ne të gjithë dëshirojmë.



Më të lexuarat