Në një kohë kur qindra qytetarë të Kosovës po humbin jetën si pasojë e Covid 19 dhe mungesës së vaksinave, gazetari Berat Buzhala i ka bërë një lutje publike kryeministrit Edi Rama, që të ndajë një pjesë vaksinash dhe për kosovarët.
Buzhala shprehet se kjo e mirë nuk do të harrohej kurrë prej tyre, ndërsa shton se nuk ka poshtërim më të madh për Kosovën, sesa të marrë vaksina prej Serbisë, ndërsa nuk lë mangut as kritikat për kryeministrin Albin Kurti.
Postimi i plotë i Buzhalës:
Lutje publike per kryeministrin e sapozgjedhur te Shqiperise:
Hape nje pike/punkt per vaksinimin e kosovareve dikund afer kufirit. Une e di qe edhe Shqiperia eshte ne zor te madh per veti, ama eshte krejtesisht e turpshme per shtetin e Kosoves qe mijera veta me shku me u vaksinu ne Serbi, qysh po ndodhe tash. Nuk ka poshterim me te madh per shtetin e Kosoves qe i lejon qytetaret e vendit te vet me pranu vaksina prej qeverise se Serbise.
Qe keshilla ime per Ramen dhe qeverine e tij. Le t’i ndaje disa doza ne jave, le te themi 5-6 mije dhe le t’i caktoje grupmoshat, bie fjala brenda nje javes ata qe i kane 74-75 vjec. Javen tjeter ata qe i kane 73-74 vjec. E di qe nuk do te ishte shume as per Shqiperine, por do te ishte shume per ne qe kemi prinder te vjeter.
Nuk kishim me ia harru kurre. Na per momentin nuk kemi qeveri qe kujdeset per qytetaret. Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i ben pershtypje qe Vucici me shume se sa ai po kujdeset per qytetaret e tij. Per Albinin eshte teper me rendesi me e fitu betejen publike me Vucicin ne takimin e tyre te pare ne Bruksel.
Une me qene si Vucici, po ne ate takim, kisha me i tregu se sa qytetare te tij ia ka vaksinu. Le te merret ky me folklorizma. Prandaj, Edi Rama e ka mundesine ideale per t’i dale ne krah qytetareve te Kosoves.