Prapaskena

Plagosje me armë zjarri në Fushë-Krujë, qëllohet pronari i një fasonerie, niset për në Spitalin e Traumës në Tiranë! Policia, pika kontrolli për kapjen e autorit

Publikuar: 01/05/2021

Në Fushë-Krujë është qëlluar me armë zjarri Arben Dedja, pronar i një fasonerie në këtë qytet.

Ai ka mbetur i plagosur dhe pasi është paraiqtur te Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Raportohet se Dedja ka një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar policia.



Më të lexuarat