Qytetarët denoncojnë për një ndërtim të paligjshëm në Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas tyre, autoritetet atje kanë “mbyllur sytë” përballë këtij rasti flagrant të shkeljes së ligjit.
Siç shihet dhe nga fotot të publikuara nga mediat lokale në Sarandë, të shkrepura dje më 30 prill, qytetarët denoncojnë se në pjesë veriore të Parkut, përballë Ksamilit po ndërtohet një objekt, sipas tyre i paligjshëm.
Madje, ata pretendojnë se kanë njoftuar dhe policinë bashkiake për ndërtimin brenda Parkut Kombëtar, në Malin e Sotirës, por deri tani nuk ka një reagim.