Prapaskena

Boçi i rrëmbeu mandatin, kandidati: S’kam bërë fushatë për emrin tim, mesazhi që kam për kolegët (Ç’thotë për shkarkimin e Bashës)

Publikuar: 01/05/2021

Kryetari i Partisë Demokratike Eugen Isaj, njëkohësisht dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit edhe pse i pesti në listën e PD nuk do të jetë në parlament pasi kandidati tjetër Luçiano Boci theu herësin, duke zëvëndësuar kandidatin më pak të votuar ndër meshkuj. Kanidati Isaj ndonëse mori 3663 vota nuk i mjaftuan për mandatin.

I pyetur se çfarë nuk shkoi në fushatën e tij, Z. Isaj theksoi se ai ndjehej i lumtur pasi në Elbasan PD dyfishoi mandatet, ndërkohë që fushata e tij nuk ka qënë personale, pasi ai gjatë gjithë kohës ka apleuar të votohej numri 9 i partisë Demokratike dhe jo 5, që personifikonte ai.

Isaj sqaron për Fax News se zëvëndësimin nga kolegu i tij Boci ai dhe familja e tij e pritën me sportivitet dhe nëse do të mund ta përsëriste edhe një herë fushatën e tij nuk do të kishte ndryshuar asgjë.

Në fund kandidati Isaj ka dhe një mesazh për deputetët që dolën fitues në zgjedhje, të cilët pas konsistuimit në muajin shtator do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Ai i kërkon atyre të mos heqin dorë nga takimet në terren.

“Nuk ishte fushatë personale, unë besoj që në Elbasan PD arriti një rezultat mjaft të mirë, gati dyfishuam numrin e votave në krahasim me 2017-tën, dhe kjo na bën natyrisht që të ndihemi shumë mirë të gjithëve. Qytetaria e Elbasanit na besoi dhe na përkrahu, unë nuk jam marrë me fushatë personale, për mua kishte vetëm një numër, nga fillimi deri në fund, ishte vetëm numri 9.

Nuk besoj se jam penalizuar, isha në krah të të gjithë kandidatëve, dhe kërkova që të votohej vetëm numri 9. E mora me sportivitet, së bashku me familjes, pasi Luçiano është një aset i PD-së, dhe koha do të tregojë që kam pasur të drejtë. Nuk do të bëja asgjë ndryshe nëse do të përsëritej fushata, do të isha derë më derë, dhe do u kërkoja qytetarëve që të votonin numrin 9.

Zërat për largimin e Bashës dalin përherë pas zgjedhjeve, personazhe që kanë kërkuar të jenë në listat e deputetëv, zgjedhjet për kryetarin e PD-së janë në muajin Korrik, kemi ende shumë punë për të bërë, që të mundësojmë largimin e të keqes.

Kam një mesazh për kolegët e mi, politika bëhet sa më pranë njerëzve”, u shpreh Isaj gjatë fjalës së tij.



Më të lexuarat