Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.
Mediet sigurojnë pamjet e rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin kur makina përplas të renë, teksa po kalonte te vizat e bardha. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë.
Mesohet se drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.