Gazetari Roland Qafoku në lidhje të drejtpërdrejtë, në emisionin “Me Xhaxhiun“ në FaxNews, bëri një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, duke u fokusuar kryesisht tek humbësit pasi sipas tij fituesi vetëm urohet.
Qafoku theksoi se Lulzim Basha gaboi me aleatët të cilëve i siguroi një vend të sigurtë në listë pa kalkuluar fuqinë reale të tyre. Gjithashtu gazetari thekson se Vangjel Dule është aktualisht deputet në Parlamentin e Shqipërisë me vetëm 600 vota.
“Partia Demokratike edhe në listën e sajë, të disa aleatëve të saj, kanë marrë vota të turpshme në numër. Ishte dhe një vajzë e re aty në Durrës që ka marrë 6 mijë vota, ndërsa Vangjel Dule, në një vend të sigurtë ka marrë 600 vota dhe është sot deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
Këto janë gafat e Lulzim Bashës. Ka një pyetje që ngrihet: Po mirë çfarë duhet të bënte? Nëse do ta dinim ne se çfarë do duhet të bënte do duhej të ishim ti dhe unë kryetari i Partisë Denokratike.
Kryetari i PD-së është Lulzim Basha dhe të gjitha kalkulimet dhe prognozat do rë duhej ti bënte ai“, tha Qafoku.