Të shtëna me armë zjarri raporohen në këto momente në qytetin e Vlorës. Paraprakisht, raportohet se si pasojë e tyre mund të ketë persona të plagosur.
Ka qenë një person i armatosur ai që ka tentuar të vjedhë një argjendari në qytetin bregdetar, por duket se ka hasur në rezistencë. Dëshmitarët raportojnë për tre të shtëna me armë zjarri.