Ervis Martinaj, i akuzuar nga drejtësia si i përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut në vitin 2018, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, dënohet me 3.8 vite burg.
Togat e zeza të Tiranës kanë dhënë vendimin sot për biznesmenin, duke e akuzuar për krijimin e kushteve për vrasje. Në atë ngjarje Vis Martinaj mbeti dhe vet i plagosur, nga një plumb i dalë nga arma e ish-komandos Merviol Bilo.
Çfarë ndodhi dy vite më parë në zonën e Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit 2018?
Pretendimi për një ngacmim ndaj këngëtares së njohur Elvana Gjata do të kthehej në mollë sherri të një ndër ngjarjeve më të bujshme të ndodhura në zonën e Bllokut në Tiranë. Për të sqaruar konfliktin, biznesmeni Ervis Martinaj merr mikun e tij Eljo Hato dhe Fabiol Gaxhën dhe nisen drejt lokalit Monopol në Bllok ku ndodhej Ervin Mata dhe truproja i tij Merviol Bilo.
Tuproja i Martinajt, Fabiol Gaxha, i cili mbeti dhe i vetmi i vdekur nga ajo ngjarje, përflitej se ishte personi që kishte ngacmuar në rrugë Elvana Gjatën dhe kishte futur në konflikt dy grupet.
Sapo grupi i Martinajt futen në lokal Monopol, Fabiol Gaxha ofendon dhe nis të zihet me komandon Merviol Bilo. Gjatë sherrit me grushta, Fabiol Gaxha nxjerr armën i pari dhe qëllon në drejtim të Bilos. Ky i fundit falë aftësive të tij si komando ka arritur të shmanget dhe i ka lënë kohë Fabiol Gaxhës të qëllonte vetëm një herë, shkruan newsbomb.al. Merviol Bilo, kushëri i Elvana Gjatës dhe njëherësh truprojë i Ervin Matës, ka nxjerr armën dhe ka brë tre qitje, një prej të cilave i ka marrë jetën Gaxhës.
Dy plumbat e tjerë kanë përfunduar njëri në qafën e Ervis Martinaj dhe tjetri në trupin e Eljo Hatos, të cilët fatmirësisht mundën të jetonin. Menjëherë të dy grupet shpërndahen, ndërsa Blloku u kthye në një kasaphanë të vërtetë. Policia shpalli në kërkim shumë persona, një pjesë e tyre u arrestuan atë natë e të tjerë ditë më pas. I vetmi person i mbetur në kërkim për këtë ngjarje është komando Mervjol Bilo, i vetmi i akuzuar për vrasje.