Kryeministri Edi Rama paralajmeroi fundin politik te Presidentit Ilir Meta, teksa tha ne emisionin “Opinion” se ai eshte i shkarkuar.
Me tone te ashpra, Rama tha se Ilir Meta e ka turperuar popullin shqiptar dhe eshte nje “perdhunues”.
“Ilir Meta eshte denuar. E ka turperuar kete popull. Askush nuk e ka turperuar kete popull kombetarisht dhe nderkombetarisht si Ilir Meta. Ta keni te qarte kete. Nese PD do te vazhdoje me Ilir Meten, do mbaje qendrim kunder formalizimit dhe denimit te Metes, s’ka te ardhme.
Nje president qe del e arrin ta fuse Shqiperine ne raportin e OSBE/ODIHR si dhunues, eshte perdhunues. Ky njeri eshte i shkarkuar”, tha Rama.