Prapaskena

Nuk ia doli dot të fitojë asnjë mandat, Jozefina Topalli jep dorëheqjen si kryetare e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar: 29/04/2021

Jozefina Topalli ka vendosur të dorëhiqet si kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, pasi nuk ia doli dot të fitojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Facebook, Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje, por ajo dëshiron të falenderojë stafin dhe secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike

Topalli më tej thekson se uron që njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare,” shkruan Topalli.



Më të lexuarat