Prapaskena

Fatmir Xhafaj thyen herësin e partisë dhe futet në Parlament, tjetër surprizë nga lista e Bashës

Publikuar: 29/04/2021

TIRANË
Vijon ende numërimi i votave për kandidatët në Qarkun e Tiranës, ku ka edhe surpriza sa i përket votave preferenciale.

Raportohet nga KQZ për dhënat më të fundit, prej ku rezulton se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është kandidati i parë nga lista e PS, që thyen herësin e partisë.

Xhafaj ka grumbulluar 11 756 vota, duke siguruar kështu mandatin e deputetit, ku siç raporton gazetarja Karapanço, ai pritet të marrë mandatin e Fidel Yllit ose të Ervin Bushatit, pasi këta të fundit kanë siguruar më pak vota.

Ndërkohë, nga radhët e Partisë Demokratike, pas Luçiano Boçit në Elbasan, një tjetër kandidat thyen herësin. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Fier, Agron Kapllanaj, i cili ka thyer herësin e partisë.



Më të lexuarat