Prapaskena

“Do përmbysim sistemin”, zhgënjejnë “rebelët” dhe kritikët e PD që dolën kundër Bashës: Ja sa vota kanë marrë Topalli, Murrizi, Hajdari dhe Patozi

Publikuar: 29/04/2021

Numërimi i votave për subjektet politike ka mbaruar që prej ditës së martë, me PS që ka dalë forcë e parë me 74 mandate, PD me aleatët forcë e dytë me 59 mandate, LSI forcë e tretë me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate, shkruan Newsbomb.al.

Mirëpo përveç partive kryesore votuesit kishin mundësi të zgjidhnin edhe subjekte të tjera politike, me në krye figura të njohura siç janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi apo Rudina Hajdari, që u cilësuan si rebelët e PD duke mos mbështetur linjën e z.Basha.

Hajdari u integrua dhe garoi nën siglën e Nismës Thurje në Elbasan, ndërsa Murrizi, Patozi dhe Topalli krijuan partitë e tyre. Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa, Selami Jenisheri u mblodhën në koalicion bashkë, ndërsa kishte edhe kandidatë të pavarur që garonin.

Mirëpo siç shihet nga shifrat që raporton KQZ së fundmi, vihet re një zhgënjim i madh sa i takon figurave të njohura politike, të cilat kishin besim dhe shpresë që do të merrnin deputetë dhe madje do të ishin “team-maker” për formomin e qeverisë së re, raporton Newsbomb.al.

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 4697 vota total (Myslim Murrizi 556 vota personale në Fier, 391 në Tiranë, 57 në Elbasan dhe 109 në Korçë)

Partia Bindja Demokratike 8238 vota total (Astrit Patozi 715 vota personale në Tiranë)

Partia Lëvizja për Ndryshim 7049 (Jozefina Topalli 598 vota në Shkodër, 388 në Tiranë dhe 50 vota në Durrës)

Partia Nisma Thurje 10.216 vota total (Endri Shabani 104 vota në Durrës, Pano Soko 1353 vota persona në Tiranë, Rudina Hajdari 517 vota në Elbasan)

Partia Balli Kombëtar 1943 vota total (Adriatik Alimadhi 83 vota personale në Tiranë)

Koalicioni ABEOK 1377 vota total (Kujtim Gjuzi 3 vota, Kostaq Papa 10 vota, Zef Shtjefni 12, Selami Jenisheri 11 vota)

Partia Lëvizja e Re 3771 vota total (Arjan Galdini 184 vota në Tiranë)

Partia Aleanca Demokracia e Re 3222 vota total (Edmond Stojku 326 vota në Tiranë)

Elton Debreshi 580 vota

Iljaz Shehu 400 vota

Boiken Abazi 2993 cota

Pal Shkëmbi 126 vota



Më të lexuarat