Referuar deklaratës së fundit të Presidentit Ilir Meta se “Presidenti është gati të firmosë dekretin për mbrojtjen e Republikës. Vdekje tradhtarëve, Shqipëria është e shqiptarëve”, gazetari Artan Hoxha publikon një video në “Facebook”, ku ironizon Kreun e Shtetit. Por, në video duket se jepet edhe një mesazh, që paralajmëron fundin politik të Presidentit. Përmes një fragmenti shkëputur nga një film shqiptar, ku përmendet pikërisht shprehja “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria është e shqiptarëve”, dhe ku në fund dëgjohen edhe krisma, gazetari investigativ jep mesazhin se fundi politik i Metës nuk është i largët.
Statusi ne facebook
Ilir Meta: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! ???????? Vdekje tradhëtarëve! ????