Prapaskena

Borrell ia bën të qartë Kurtit: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë

Publikuar: 29/04/2021

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë.

Gjatë këtij takimi Borrelll tha se s’ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiç, por shtoi se kanë rënë dakord që të vazhdohet ky proces.

Ai tha se dialogu “është një nga çështjet më të rëndësishme që diskutuam”.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”, u shpreh Borrell pas takimit.



Më të lexuarat