Ditën e sotme është paraqitur para gjykatës, shtetasi Arben Mema i cili ditën e 25 Prillit hyri me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe tentoi të shtypë njerëz.
Prokurori ka kërkuar masën e arrestit me burg për Arben Memën.
Shoku i Memës, Sali Xhepa ka deklaruar ditën e djeshme se i kishte lënë makinën e tij për një xhiro.
Ndërsa Arben Mema tha se nuk e kishte bërë me qëllim atë që ndodhi. Ai u shpreh se akoma nuk i kishte dalë pija dhe se makina i kishte dalë jashtë kontrollit në momentin që hyri në shesh.
“Se bëra me të keq, do ikja djathtas, mu kthye makina majtas.
S’më ka dalë ende pija, më doli makina jashtë kontrollit”- tha Arben Mema.