Pasi u mbyll numërimi i votave për partitë ku PS-ja fitoi 74 mandate, ka nisur numërimi i votave për secilin kandidat, një risi kjo në zgjedhjet e 25 prillit.
Me ndryshimin e kodit zgjedhor, votuesit kanë pasur mundësi të zgjedhin krahas partisë, edhe kandidatin e preferuar.
Në fakt kjo risi ka sjellë dhe paqartësi tek votuesit, gjë e cila është përkthyer në mbi 80 mijë vota të pavflefshme në të gjithë vendin.
Po kush janë kandidatët më të votuar deri në këto momente? Sipas të dhënave paraprake, Taulant Balla rezulton të ketë mbledhur më shumë vota, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama.
10 kandidatët më të votuar
Taulant Balla 12486 vota,
Edi Rama 11222 vota,
Niko Peleshi 10908 vota,
Saimir Hasalla 9843 vota,
Aurora Mara 9173 vota,
Flamuar Hoxha 9,159 vota,
Bledar Cuci 8834 vota,
Bledi Klosi 8210 vota,
Ervin Salianji 7,125
Dashnor Sula 7,026