Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur pak pas mesdite në aksin Tiranë- Durrës. Sipas policisë, rreth orës 13:10, në autostradë janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Ndërkaq, janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.