Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, sot rinis numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputetë në parlament në qarqet e Shqipërisë.
Për sa i përket qarkut të Vlorës, ku PD mori 4 deputetë, më i votuari mes demokratëve është Bujar Leskaj me 4787 vota.
Pas tij renditet Fation Veizaj me 3460 vota.
I treti që merr më shumë vota, por nuk merr mandatin e deputetit, pasi është i pesti në listë është Gëzim Ademaj me 3073 vota.
Ina Zhupa ka arritur të marrë 1995 vota.
Në Vlorë janë numëruar 352 kuti nga 445 në total