Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në këto zgjedhje e vendosi emrin e saj në tre qarqe, në Tiranë, Elbasan dhe Fier, e renditur e para në të treja qarqet.
Në kryeqytet vetëm Përparim Spahiu e kalon kryetaren e LSI, duke marrë 1585 ndërsa ajo 933, ku janë numëruar 516 nga 1243 qendra votimit.
Në Elbasan janë 5 kandidatë për deputetë që marrin deri tani më shumë vota se Monika Kryemadhi, kur janë numëruar 448 nga 511 qendra votimi. Kryemadhi ka marrë 524, Altin Toska 1233, Ermir Gjinishi 623, Sokol Skura 602, Miranda Mira 702 dhe Artur Topi 570.
Në Fier kryetarja Kryemadhi kryeson teksa janë numëruar 413 nga 580 qendra votimi. Ajo ka deri tani 1163 ndërsa “rrezikohet” nga Ardian Alushi i cili ka marrë deri tani 1128 vota.