Prapaskena

Kush është Ylli Didani, “koka” e bandës për shpërndarjen e DROGËS në Evropë, Policia sot i sekuestroi 1.2 milion dollarë pasuri në Tiranë

Publikuar: 28/04/2021

Policia e Tiranës i ka sekuestruar Ylli Didanit një pasuri prej 1.2 milion dollarë.

Po kush është Ylli Didani? 44 vjeçari konsiderohet në SHBA “bossi i drogës”. Ai ishte “koka” e një grupi që trafikonte kokainë në shumë shtete.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Didani është arrestuar rreth një muaj më parë nga autoritetet amerikane. Autoritetet amerikane kanë ndjekur Didanin që nga viti 2015 pasi ata kishin dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta dhe pasurinë që kishte.

Gjatë hetimit për vite me radhë, prokurorët federalë ranë në “gjurmë” se 44 vjeçari shqiptar së bashku me disa bashkëpuntorë shpërndanin drogë në Evropë.

Didani ka bashkëpunuar edhe me Marty Tibbitts, CEO i Shërbimit të Përgjigjeve të Drejtpërdrejta me bazë në Detroit, por që bashkupunimi nuk përfundoi pasi CEO humbi jetën në një aksident ajror.

Danini planifikonte të ndërtonte një nëndetëse ose dron nënujor në mënyrë që kokaina të shpërndahej më lehtësisht në Europë.



Më të lexuarat