Prapaskena

Kush është emri i parë në Partinë Demokratike që arrin të thyej herësin e listës Basha

Publikuar: 28/04/2021

Luçiano Boçi ka mundur të thyej herësin në qarkun Elbasanit, duke siguruar në këtë mënyrë një vend në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Boçi ndodhet i 7-i në Elbasan, në një qarku ku Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 6 deputetë.

Mësohet se Boçi ka siguruar 9737 vota deri tani, duke thyer herësin prej 9646 vota.

Kjo do të thotë, që një nga kandidatët në listën fituese, do të spostohet, për t’i lënë vendin atij.

Me gjasë, Eugen Isaj edhe pse ishte pjesë e listës fituese, nuk do ketë mundësi të ulet në parlament.



Më të lexuarat