Prapaskena

Ku renditet Berisha? Nga Basha dhe aleatët te risitë, votat e kandidatëve të PD-së në Tiranë

Publikuar: 28/04/2021

Në Tiranë po vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive. Deri në orën 17:45 janë numëruar 250/1243 kuti votimi.

Pa llogaritur njësinë nr. 10 ku u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli në 26 Prill në orën 08:00, rezultati në Tiranë në listën e PD vijon që të sjellë surpriza për renditjen e kandidatëve për vota preferenciale.

Në vendin e parë (gjithmonë pa llogaritur njësinë 10) është lideri i partisë Lulzim Basha me 3202 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 2861, më pas vjen Agron Shehaj me 2534 vota dhe Grida Duma me 2082.

Sali Berisha që nuk ishte shumë aktiv në terren këtë fushatë në qarkun e Tiranës ka marrë deri tani 1293 vota.

PD në Tiranë siguroi 15 mandate dhe “lufta” për të thyer herësin është e hapur.

Votat preferenciale-Numëruar 250/1243 QV total (pa llogaritur të njësisë 10)

1 Lulzim Basha 3202

2 Jorida Tabaku 1226

3 Alfred Rushaj 320

4 Albana Vokshi 673

5 Sali Berisha 1293

6 Agron Shehaj 2534

7 Fatmir Mediu 1246

8 Grida Duma 2082

9 Shpëtim Idrizi 1633

10 Belind Këlliçi 2861

11 Vangjel Dule 159

12 Mesila Doda 470

13 Dashamir Shehi 1155

14 Flamur Noka 1457

15 Orjola Pampuri 408

16 Aldo Bumçi 431

17 Ivi Kaso 1027

18 Orjela Nebijaj 1102

19 Gent Strazimiri 605

20 Mirela Dragoni 229

21 çlirim Gjata 84

22 Sali Shehu 361

23 Dorjan Teliti 233

24 Enkelejda Sallaku 146

25 Arben Tafaj 457

26 Gentjan Muça 357

27 Arjana çela 37

28 Artur Roshi 47

29 Anduena Qefalia 273

30 Ylber Valteri 142

31 Taulanda Jupi 86

32 Petrit Doda 1089

33 Korab Lita 697

34 Lediana Fratari 324

35 Asllan Dogjani 961

36 Et’hem Aga 298



Më të lexuarat