Prapaskena

Incidente në Laç, tifozët në tribunë godasin në kokë trajnerin e Partizanit (Video)

Publikuar: 28/04/2021

Ndeshja që po luhet në Laç mes vendasve dhe Partizanit ka prodhuar disa incidente të pakëndshme.

Edhe pse luhet pa tifozë disa persona në tribunën e stadiumit kanë goditur trajnerin e portierëve te Partizani. Në përfundim të pjesës së parë Ilir Buzhiqi është qëlluar në kokë.

Menjëherë atij iu dha ndihma e parë dhe fatmirësisht nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Për t’u theksuar edhe fakti se ndeshja nisi për vonesë për shkak të disa sjelljeve të pahijshme në tribunë, me delegatin Besnik Çela, i cili këmbënguli që disa prej tyre të dilnin jashtë.



Më të lexuarat