Qarku i Beratit ka mbyllur procesin e numërimit për kandidatët, duke mos sjellë shumë surpriza. Nga PS-ja më i votuari është ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili arriti që t’i siguronte edhe mandatin e 5-të socialistëve në Berat, pasi ishte i renditur i fundit, ose siç Rama e quajti “vija e zjarrit”. I dyti më i votuari nga socialistët është gjeneral Bardhyl Kollçaku, 5909 i cili ia kalon Nasip Naços, që ka mbledhur 4084.
Nga ana tjetër, PD-së, më i votuari është Tomor Alizoti me 3765. Ndërkohë, sa i përket numrit të votave i dyti renditet Bujar Hoxhaj, por që nuk arrin të marrë mandatin sepse është i renditur nga partia në vendin e 4-t dhe nuk e thyen dot herësin që është prej 10 mijë votash. Për pasojë mandatin e dytë ne Berat e merr Kasëm Mahmutaj, edhe pse ka kandidatë të tjerë më të votuar se ai. Nga LSI, asnjë prej kandidatëve nuk nga marrë mandat.