Prapaskena

A e thyen ndonjë kandidat herësin në Vlorë? Kush janë më të votuarit nga PS dhe PD, në krahasim me listat e partive

Publikuar: 28/04/2021

Qarku i Vlorës po ecën me ritme të shpejta sa i takon numërimit të votave për kandidatët, ku derimë tani janë përfunduar 352 nga 445 qendra votimi në total.

Listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë qark, e kryeson kryeministri Edi Rama, i cili ka siguruar deri më tani 10.660 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5.666 vota dhe Vullnet Sinaj 5.596 vota. Rama renditej i 8-ti në listën e Vlorës, ndërsa Gjiknuri në vendin e 7.

Sa i përket kandidatëve femra, listën e PS e kryeson Anila Denaj e cila ka siguruar deri më tani 3.863 vota, ndërsa pas saj renditet Anduela Tahiraj me 2501 vota.

Sa i përket Partisë Demokratike, kandidati më i votuar deri më tani është Bujar Leskaj 4.787, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3.460 dhe Gëzim Ademaj me 3.073 vota. Nga kandidatet femra për Partinë Demokratike më e votuara është Ina Zhupa me 1.995 vota.

Ademaj është i renditur në vendin e 5-të në listën e PD-së për Vlorën, por duke parë trendin e deritanishëm të votave, ka pak gjasa që ai të ketë mundësi që të thyejë herësin dhe të sigurojë një vend në Kuvend.

Votat e kandidatëve për Partinë Socialiste:

Pranvera Resulaj – 2728 vota

Anduela Tahiraj – 2501 vota

Vullnet Sinaj – 5596

Anila Denaj – 3863

Niko Kuri – 1278

Ilir Metaj – 3497

Damian Gjiknuri – 5666

Edi Rama – 10660

Teuta Ramaj – 1548

Ervis Mocka – 1230

Lonard Beqiri – 861

Laura Ferati – 1575

Votat e kandidatëve për Partinë Demokratike:

Bujar Leskaj – 4787

Ina Zhupa – 1995

Fation Veizaj – 3460

Arbi Agalliu – 1431

Gëzim Ademaj – 3073

Nada Daullja – 1132

Jolia Dine – 1070

Julian Zoto – 702

Nadire Mecorapaj – 1423

Vangjell Anagnosti – 599

Ardit Hoxha – 467

Alta Haluci – 890



Më të lexuarat