Zëdhënësi i LSI, Klajdi Bodlli ka shpërndarë një video, në të cilën thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish. Kjo video e shpërndarë në rrjetet sociale, duket se është dhe përgjigjja zyrtare e LSI për humbjen e thellë në zgjedhjet e së dielës.
Kujtojmë se kjo forcë politike ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me vetëm 4 mandate krahasuar me 22 që kishte në 2017.
Sikurse shprehet në video, thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.