Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u takuan së fundmi me Erdogan në Ankara rreth tensionev midis BE-së dhe Ankarasë.
Në kabinetin që u mbajt takimi kishte vetëm dy karrige, për Erdoganin dhe Michel, ndrsa Ursula Von der Layen qëndroi pranë burrave dhe shprehu habinë në tingullin”hm”që nnkuptonte zhgënjim.
Preidentja e Komisionit e ka komentuar këtë moment të pakëndëshëm duke pranuar se u ndje e lënduar dhe e vetmuar, vetëm për faktin që ajo ihte grua.
Ursula Von der Layen u tha deputetëve të BE-së, se si gruaja e parë Presidente e Komisionit Evropian, nuk mund të gjente një justifikim për mënyrën se si e trajtuan në Ankara.
“E vetmja gjë që mund të konkludoj është se ka ndodhur sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur kjo nëse do kisha veshur kostum dhe kravatë?”, tha ajo.
Ajo nuk e fajësoi Erdoganin ose Charles Michel për shqetësimin, por tha se nuk kishte parë karrige të humbura në takimet e mëparshme të ngjashme.
“Unë u ndjeva e lënduar, ashtu si një grua dhe një evropine. Nuk bëhet fjalë për vendin për t’u ulur ose protokollin. Kjo flet për të që jemi në thelb. Kjo shkel vlerat për të cilat qëndron BE-ja dhe tregon se sa duhet të shkojmë përpara se gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë,çdo herë dhe kudo,” u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen.