GJIROKASTËR– Edhe pse Partia Socialiste ka marrë rekordin e votave në Gjirokastër duke rrëmbyer 3 mandate, politika ka bërë paqe në këtë qytet.
Tritan Shehu i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Dasho Aliko është fotografuar jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit të qytetit duke shtrënguar duart me ministrin Bledi Çuçi dhe me ish-ministren Mirela Kumbaro.
Mesa duket ata kanë ndjekur shembullin e kandidates demokrate Ina Zhupa e cila është përqafuar dje mbrëma në Sarandë me ministren Anila Denaj.