Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deri më tani, ka nisur numërimi në disa qarqe, ndërsa pritet që nesër procesi të rinisë në orën 09:00. Po nga kutitë e hapura deri më tani, cilët janë kandidatët më të votuar këto zgjedhjet?
Vendin e parë e mban kryeministri Edi Rama, i cili nga kandidimi në Vlorë ka arritur që të mbledhë gati 8 mijë vota, ndërsa pas tij renditen dy të zgjedhurit e Partisë Demokratike në Kukës.
“TOP 5” MË TË VOTUARIT DERI MË TANI:
Edi Kristaq Rama PS Vlorë 7905
Flamur Lutfi Hoxha PD-AN Kukës 7801
Isuf Zenel Celaj PD-AN Kukës 5218
Bledar Triumf Çuçi PS Gjirokastër 4947
Besion Gëzim Ajazi PS Elbasan 4898