Kejdi Mehmetaj akuzoi në “Vizion Plus” Partinë Socialiste për shit-blerje votash, pas rezultateve jo të mira në krahasim me pritshmëritë që kanë pasur në këto zgjedhje.
E gjendur përballë gazetarit Roland Zili, i cili i kërkoi që të publikonte fakte që vërtetojnë këto akuza, Mehmetaj u revoltua dhe me tone të ngritura i kërkoi që të tregohet më i kujdesshëm në gjuhën e përdorur dhe se provat do t’i japin vetë qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Zili: Mund të na jepni një koment për rezultatin që ka marrë LSI jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë.
Mehmetaj: Edhe ne jemi duke bërë analizën tonë. Shumë shpejt ne kemi lënë një takim me strukturat drejtuese në qarkun e Fierit, ishte një rezultat tërësisht i papritur. Në bazë të punës që kishim bërë gjatë gjithë kësaj kohe, të kontakteve që kishim marrë me qytetarët, pritshmëritë ishin shumë më të larta. Kemi kuptuar që shit-blerja e votës dhe presionet e administratës shtetërore kanë bërë një masakër elektorale. Ne tre ditët e fundit, përpara ditës së diel, disa herë kanë njoftuar Policinë e Shtetit për makina të dyshuar, individë të dyshuar që shkonin dhe shpërndanin para. Përballë dikujt që jep për një votë 500 euro, kuptohet që ne të tjerët e kemi shumë të vështirë që ta na jepnin votën. Ne tentuam të bënim një fushatë të thjeshtë. E gjithë punë që ne bëmë për t’i nxjerrë njezëit për të votuar, u ble e gjitha.
Zili: A mos është kjo një alibi e radhës? Nuk jeni e vetmja që keni folur për një masakër elektorale. Ju thoni që keni bërë denoncime, është pak e vështirë të besohet kjo, kur nuk ka prova dhe fakte konkrete. Ka pasur shit-blerje të votës, por jo në atë shkallë.
Mehmetaj: LSI në çdo qendër votimi ka vëzhguess dhe komisionerë, që minimumi në kutinë e votimit duhet të kishim votën e komisionerit. Votë e cila nuk rezulton. E thënë në këtë kuptim, me të vërtetë është një masakër. Kam më shumë se dy vite e gjysmë që jam anagzhuar. Jam futur në mijëra shtëpi sepse njerëzit kanë patur frikë të na takonin në rrugë. Kemi pasur listat tonë, databazën tonë. Realisht ka pasur shumë ndërhyrje. Beteja për ne ka qenë dyfish më e vështirë sepse unë nuk kam para për të dhënë 500 euro për të marrë votën. Kandidatët tanë kanë qenë shumë më të mirë. Nuk e kuptoj si ka mundësi në qarkun ku unë jam, nuk votohen djemtë e vajzat e reja, apo mësuesit. Por votohen njerëz që vijnë nga bandat, apo janë në politikë prej shumë vitesh.
Zili: Këto janë justifikime dhe pretendime. Ju nk keni marrë rezultatin e duhur në Fier. LSI nuk ka marrë mandate në Berat, në qarkun e Durrësit, edhe në Korçë,. Pra, në rang vendi, LSI ka shënuar një rezultat jo të mirë në krahasim me pritshmëritë e saj. Ju flisni për masakër, por njerëzit kanë nevojë për prova.
Mehmetaj: Unë s’kam nevojë që ti justifikohem askujt, s’kam kujt. Nuk kam arsye që t’ju japë asnjë fakt, por faktet i japin qytetarët. Duhet te jeni pak më të kujdesshëm në gjuhën e përdorur.
Zili: Gazetarët e kanë në zanatin e tyre të kërkojnë fakte dhe prova kur dalin në konkluzione
Mehmetaj: Gazetarët e kanë në zanatin e tyre të tregohen edhe më të kujdesshëm në gjuhën e komunikimit.
Zili: Unë ju kërkova që t’i publikonit faktet dhe provat. Këtë kërkojnë të dinë njerëzit.
Mehmetaj: Nëse më keni ftuar për të folur, duhet të më dëgjoni mua kur flas.
Zili: A keni ndonjë pretendim tjetër?
Mehmetaj: A më ftove për të folur? Nëse doje të flisje vetëm, mos të më ftoje. Nuk jeni drejtuesi im që unë të justifikohem. E dini që janë mbi 60 mijë vota të pavlefshme?
Zili: Janë më shumë.
Mehmetaj: Jemi në një situatë shumë kritike, ju e dini këtë gjë shumë mirë. PS mund të ketë marrë mandate, por nuk janë mandatet e PS, janë të blera. Duhet të jemi realistë. Hajdeni sot, ju marrë t’ju çoj në 7 familje t’ju tregoj si është vepruar për blerjen e votës.
Zili: Do ishte e mira që këto familje të shkonin në Prokurori dhe të denoncojnë krimet zgjedhore
Mehmetaj: E mira do ishte, por ju nuk vini që t’i vërtetoni këto fakte
Zili: Më fani, ne nuk jemi policia
Mehmetaj: Ju falenderoj për lidhjen