Prapaskena

Gjykata e Apelit Tiranë ndryshon masën për tre kontrollorët e Rinasit

Publikuar: 27/04/2021

Gjykata e Apelit Tiranë ndryshon masën për 3 kontrollorët e Rinasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga.

Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe ka caktuar arrest në shtëpi për Mezinin, i cili ndodhet në burg, detyrim paraqitje për Ndrecën për të cilën Shkalla e Parë kishte vendosur ‘arrest shtëpie’ dhe arrest shtëpie për Armando Fezgën, i cili gjithashtu ishte në ‘arrest me burg’.



Më të lexuarat